
Një 36-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit në kuadër të operacionit 'Tempulli 2'. Në pranga ka rënë Ardri Duka, banues në Lushnjë, i cili është kapur teksa lëvizte me kanabis në makinë.
Gjatë kontrollit, 36-vjeçarit i janë gjetur doza kanabisi të ndara, të cilat i shiste në zona të ndryshme të qytetit.
“Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Ardri Duka, 36 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga kontrollet në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje në zona të ndryshme të qytetit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje