
Një 21-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit të familjarëve të tij. Klajvert Çuni mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Mësohet se i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 16:00, në spitalin rajonal të Lezhës, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, banues në Torovicë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij. 21-vjeçari po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore”, njoftoi policia
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje