
Një 77-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në bregun e Lumit Buna.
Raportohet se ai ka humbur jetën aksidentalisht, pasi dyshohet se ka rrëshqitur në lumin Buna.
Trupi i pajetë i Pjetër Gjonit, u gjet rreth orës 15:30, teksa dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit, kur po hidhte mbeturina dhe është mbytur.
“Rreth orës 15:30, në bregun e lumit Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Dajç, i cili dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit, kur po hidhte mbeturina, dhe është mbytur”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje