
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Ndërkohë, për më shumë se një orë është bllokuar Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit.
Një furgon pasagjerësh është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë radha e makinave në Rrugën e Arbrit ka shkuar rreth 3 kilometra në të dy kahet.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta. Në vendgjarje pritet të shkojë policia e qarkullimit rrugor për të normalizuar qarkullimin e automjeteve të bllokuara në këtë aks.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ka të lënduar ose jo.
Lini një Përgjigje