TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Mars 2024, 15:10

Lëvizje të dyshimta, kapet me 15 mijë paund shqiptari në Britani

Shkruar nga Pamfleti
Lëvizje të dyshimta, kapet me 15 mijë paund shqiptari në
Rusten Gjoni

Një shqiptar u arrestua në Britaninë e Madhe pasi u kap me 15 mijë £ me vete në një qese plastike.

Veprimet e dyshimta nxorrën zbuluar shqiptarin Rusten Gjoni, i i cili po ecte përgjatë rrugës Corporation në Newport kur tërhoqi vëmendjen e oficerëve të policisë. 

38-vjeçari shqiptar kishte mbërritur në Britaninë e Madhe vetëm pak ditë më parë, pasi ishte futur ilegalisht nga kontrabandistët.

William Bebb, gjatë ndjekjes penale, deklaroi: “I pandehuri u pa duke u sjellë në mënyrë të dyshimtë dhe iu gjetën 15,000 £ në pako kartëmonedha prej 20 £.

Në deklaratën e tij në polici ai u tha oficerëve se paratë ishin për të paguar njerëzit që e kishin ndihmuar të mbërrinte në Mbretërinë e Bashkuar. Ai shtoi se kishte ardhur në vend me një kamion nga Spanja ku kishte qenë për rreth katër vite.

“I pandehuri refuzoi të thoshte se kujt ia kishte borxh paratë”, thuhet më tej.

Gjoni u tha atyre se donte të ribashkohej me gruan dhe fëmijët e tij që janë në Mbretërinë e Bashkuar dhe po aplikojnë për azil. Ai u shpreh se 15,000 £ kishin ardhur nga dy miq që i kishin dhënë paratë hua.

I pandehuri, pa vendbanim fiks, u deklarua fajtor për hyrjen e vetëdijshme në Mbretërinë e Bashkuar pa leje të hënën, më 27 nëntor të vitit të kaluar.

Ai gjithashtu ishte përballur me akuzën për posedim të pasurisë kriminale, por kjo akuzë u hodh dhe ai u shpall i pafajshëm për atë.

Sol Hartley, që përfaqëson Gjonin tha: “Nëse ai do të dëbohej përpara se të paguhej borxhi, ai do të përballej me pasoja në Shqipëri. Ai ka pasur një jetë të vështirë. Ka punëtor në Greqi dhe luftoi për të siguruar bukën e gojës”.

Hartley shtoi se klienti i tij tashmë ishte mbajtur në paraburgim për katër muaj dhe nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm.Gjykatësi Paul Hopkins KC i tha Gjonit: “Kjo është vërtet një çështje serioze që e kalon lehtësisht pragun e paraburgimit. Një shkelje e tillë nuk do të tolerohet nga gjykatat në këtë vend".

I pandehuri u burgos për gjashtë muaj.

Home Office do të vendosë nëse Gjoni do të dëbohet apo jo pas vuajtjes së dënimit.

Lini një Përgjigje