Policia italiane ka arrestuar 2 vëllezër shqiptar që akuzohen për tentativë vrasjeje.
Nga kjo tentativë ka mbetur i plagosur një 42-vjeçar dhe nëna e tij 63-vjeçare e cila ka ndërhyrë për të mbrojtur djalin.
Mediat italiane raportojnë se gjithçka ka nisur pasi 42-vjeçari ishte në marrëdhënie me ish të dashurën e një prej të arrestuarve.
Ajo çka vërtetoi provat për 2 shqiptarët ishin pamjet e kamerave dhe thika që u gjet në vendngjarje.
Si ndodhi ngjarja:
Në përfundim të një debati që ka lindur për shkak të xhelozisë dhe ka degjeneruar shpejt në sherr fizik, ka mbetur i plagosur një 42-vjeçar dhe nëna e tij 63-vjeçare, e cila ka ndërhyrë për ta mbrojtur.
Sipas asaj që u rikonstruktua nga policia, zanafilla e lidhjes ishte një marrëdhënie që i plagosuri kishte kryer së fundmi me një grua të lidhur më parë me një nga dy të arrestuarit. Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë bërë të mundur kapjen e dy personave nga Gattinara, për të cilët gjyqtari hetues pranoi kërkesën për masë sigurie në burg.
Lini një Përgjigje