TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Mars 2024, 20:00

Vranë rivalin në pazaret e drogës dhe festuan me prostituta, dënohen me 27 vite burg dy shqiptarët në Londër

Shkruar nga Pamfleti
Vranë rivalin në pazaret e drogës dhe festuan me prostituta,
Armand Tafa dhe Mirgen Emilova, viktima Stefan Moraru

Dy shqiptarë në Britani, të arrestuar për vrasjen e një trafikanti droge me të cilin kishin rivalitet në veprimtarinë kriminale, janë dënuar secili me nga 27 vite burg.

Armand Tafa, 40 vjeç dhe Migen Emilova, 36 vjeç, i zunë pritë Stefan Moraru, 44 vjeç, në periferi të Londrës veriore më 20 mars 2023, pasi planifikuan grabitjen e drogës dhe paratë që kishte me vete.

Viktima ndërroi jetë nga një goditje me thikë në zemër. Oficerët e policisë gjetën trupin e Moraru makinë të braktisur në një rrugë Chandos Avenue, Barnet.

Mediat e huaja shkruajnë se Armand Tafa, mori paratë që i kishte grabitur viktimës dhe i shpenzoi në shtëpi publike me punonjëse seksi dhe për të blerë kokainë.

Lini një Përgjigje