TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Mars 2024, 22:43

U kap me 17 kg kanabis, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Selanik

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 17 kg kanabis, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Selanik

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Selanik, pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 17 kg marijuanë.

Operacioni është zhvilluar nga policia e Kilkis në banesën e shqiptarit në zonën e Neapoli-Sikeon, Selanik.

Në një kolltuk brenda banesës janë gjetur të fshehura 16 pako me 16 kg 751 gram marijuanë. Në banesë është gjetur gjithashtu edhe një peshore elektronike ndërsa shqiptarit i janë sekuestruar 2 celularë.

Lini një Përgjigje