TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Mars 2024, 09:12

Dhunoi 2 punonjësit e karburantit, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi 2 punonjësit e karburantit, arrestohet 26-vjeçari në

Një 26-vjeçar është arrestuar pasi dhunoi 2 punonjës të një karburanti, duke shkaktuar dëmtime të rënda fizike.

Sherri ndodhi në lagjen nr. 17/1, ditën e djeshme rreth orës 13:00 dhe dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta.

I riu i goditi me përforcues grushti duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike njërit prej punonjësve të karburantit. 62 vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve procedurale për kapjen e një 26-vjeçari që dhunoi ditën e djeshme, 2 punonjësit e një karburanti në lagjen nr. 17/1, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin H. Gj., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas, më datë 23.03.2024, rreth orës 13:00, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me 2 punonjës të një karburanti në lagjen nr. 17/1, Durrës, ka goditur me përforcues grushti dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike, njërit prej punonjësve të karburantit, shtetasit S. P., 62 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar", thuhet në njoftimin e polcisë.

Lini një Përgjigje