TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Mars 2024, 11:24

Morën peng dhe tentuan të mbysnin me kabull bashkëkombësin në Itali, zbardhen emrat e shqiptarëve të përfshirë në ngjarje

Shkruar nga Pamfleti

Morën peng dhe tentuan të mbysnin me kabull bashkëkombësin

Një histori absurde dhe e rëndë ka ndodhur në Bolonja të Italisë, me protagonist 4 shtetas shqiptare, të cilët kanë rrëmbyer dhe dhunuar një 33-vjeçar, edhe ky me kombësi shqiptare.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur mes 18 dhe 19 gushtit të vitit të kaluar, ku i riu është rrëmbyer për 16 orë, është dhunuar dhe autorët kanë tentuar ta mbysin me kabllo elektrike.

Të arrestuar për ngjarjen janë tre Klejdo Islamaj, 26 vjeç, Lorenc Proshka, 38, Dardi Rapaj, 26 vjeç dhe Arbër Budani, 28 vjeç.

Hetimet janë përqendruar veçanërisht në targat e automjeteve të përdorura nga rrëmbyesit për të gjurmuar rrugën e ndjekur. Dëshmia e një personi të pestë, i cili për momentin nuk është nën hetim, është vendimtar. 33-vjeçari i dhunuar u gjet në anë të rrugë nga një person, por jo rastësisht.  Sipas policisë, ky person duket se mund të jetë person ‘mik’ i viktimës, por ndoshta edhe i lidhur me rrëmbyesit.

 

Lini një Përgjigje