TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2025, 12:16

U fut të lahej në det, ndërron jetë 73-vjeçari në Qerret të Kavajës

Shkruar nga Pamfleti

U fut të lahej në det, ndërron jetë 73-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Qerret të Kavajës. Mësohet se një pushues ka ndërruar jetë pasi pësoi arrest kardiak kur është futur të lahet në det. Është shënuar kështu viktima e parë e sezonit turistik. 

Bëhet me dije se viktima është një 73-vjeçar me inicialet H. U. banues në Kavajë. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.

"Rreth orës 10:00, në Qerret të Kavajës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje