TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2025, 10:20

“Vëllai i Selimit ishte vetëm 500 metra larg vendngjarjes”/ Vrasja në Klos, flet fqinji: Autori e dhunoi

Shkruar nga Pamfleti

“Vëllai i Selimit ishte vetëm 500 metra larg

Zbardhen detaje nga vrasja në Klos, ku 28-vjeçari Hazbi Velsula masakroi me thikë kushëririn e tij Selim Velsula.

Zenel Velsula, një nga personat e parë që shkoi pranë trupit të pajetë të viktimës, ka treguar detaje nga vendngjarja.

Ai tha se shkoi në vendin ku është gjetur trupi i viktimës, ndërsa rreth 6 metra më tutje është gjetur telefoni i tij.

“Viktima ishte njeri shumë i mirë nuk kishte konflikte me askënd, as me autorin”, u shpreh ai.

Zenel Velsula ka ngritur dyshime se autori mund të jetë goditur përveçse me thikë, edhe me dru, të shkulura nga një gardh aty pranë. Ai theksoi se vëllai i viktimës ka qenë rreth 500 metra larg vendngjarjes por nuk ka arritur të shohë apo dëgjojë asgjë, për shkak të terrenit të thyer.

Lini një Përgjigje