TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2025, 09:59

Vrasja në Klos, flet i afërmi i familjes: Autori ka qenë në depresion, janë kushërinj me njëri-tjetrin!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Klos, flet i afërmi i familjes: Autori ka qenë në

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar fshati Xibër në Klos, ku Selim Velsula, 65-vjeç, u masakrua me mjet prerës nga kushëriri i tij.

Teksa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, kushëriri i parë i viktimës, Rasim Velsula ka deklaruar se të dy familjet nuk kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin. Ai shprehet gjithashtu se autori në momentin e kryerjes së krimit mund të ketë qenë në gjendje të rënduar psikologjike.


“Kemi hyrje-dalje me të dyja familjet. Unë them që autori ka qenë në depresion, nuk e shpjegoj dot ndryshe. Është i ri i pamartuar. Ishin fis kushërinj me njëri-tjetrin. Nuk kishin konflikte me njëri-tjetrin. Autori kishte prej disa vitesh në Tiranë, jetojnë familjarisht atje, vijnë vetëm që punojnë tokat. Ne e dinim sikur ishin jashtë shtetit, në Greqi, por ja që ndodhi kjo që ndodhi”, tha ai.

 

vrasja në klos selim velsula

Lini një Përgjigje