TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Gusht 2025, 13:17

U arrestua për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë, Gjykata lë në burg 42-vjeçarin Kleanth Bylyku

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë, Gjykata lë

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg autorin e dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhaj më 27 prill. Seanca për Kleanth Bylyku allias Armando Gega u mbajt një ditë më parë, më 2 gusht.

42-vjeçari u arrestua më 1 gusht, teksa po udhëtonte me një mjet tip ‘Audi’ të bardhë. Bylyku nuk është një emër i panjohur për blutë e Vlorës pasi rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, Policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e vrasjes. Bëhet fjalë për një shtetas rumun, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit. Pas vrasjes, ai ka arritur të largohet nga Shqipëria. Bylyku ka pasur rolin e ndihmësit në vrasje, ndërsa qitësi ka qenë rumuni.

Për vrasjen e Hoxhajt, më datë 30 prill u arrestua edhe Eris Mehmetaj, i akuzuar si bashkëpunëtor. Mehmetaj dyshohet se ka siguruar automjetin me të cilin autori ka lëvizur në Vlorë ditën e ngjarjes.  Ai ishte mik i Roan Brahimit, i ekzekutuar në Greqi, ndërsa në rrjetet sociale shfaqte jetën luksoze në Dubai.

Grupi hetimor dyshon se ekzekutimi i 58-vjeçarit u porosit nga Dubai, ku strehohen grupet kriminale. Ka dyshime se viktima mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.

Me maskë dhe kapele, rumuni i pritë Hoxhajt sapo del nga banesa dhe e qëllon me 4 plumba pistolete. Vrasësi, i dyshuar me pagesë, arriti të humbasë gjurmët duke u larguar në shtegun me bimësi, drejt kodrës “Kuzum Baba”.

Lini një Përgjigje