TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Gusht 2025, 11:47

Plagosi me armë 27-vjeçarin në Fresk, policia identifikon autorin

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi me armë 27-vjeçarin në Fresk, policia identifikon

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së 27-vjeçarit Juglen Abazi, mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, në zonën e Freskut.

27-vjeçari u paraqit në spital me plagë të shkaktuara nga një armë zjarri. Sipas informacioneve, mësohet se i riu ishte brenda në automjet kur u qëllua, duke marrë një plumb në bark. 

Mësohet se grupi hetimor ka tentuar disa herë të marrin në pyetje 27-vjeçarin, por ende nuk është treguar i gatshëm për të dhënë një deklaratë, pasi mbrëmjen e djeshme ishte kontradiktor.

Ndërkohë, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit, ndërsa pritet të vihet në pranga. Autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Policia ka arrestuar një bashkëpunëtor dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Dyshohet se 27-vjeçari me inicialet XH.Q i arrestuar dhe 26-vjeçari A.G i shpallur në kërkim, kanë ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.

"Në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Thoma Filipeu”, në Fresk, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 28-vjeçari J. A., specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

Në vijim të veprimeve proceduriale:

-U shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi K. C. (L.), 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Q., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”;

-U shpall në kërkim shtetasi A. G., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Xh. Q. dhe A. G. kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje