TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Gusht 2024, 10:31

U arrestua në Dubai; kush është lezhjani Dorian Petoku, “mbreti” i trafikut të drogës që Italia e kërkon me ngulm

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua në Dubai; kush është lezhjani Dorian Petoku,
Dorian Petoku

Arrestimi i narkotrafikantit shqiptar Dorian Petoku në Duvai për llogari të Italuisë ka bërë bujë në mediat italiane.

‘Nëse seriali “Narcos” do të vendosej në Romë, Dorian Petoku do të kishte një rol kryesor. Banditi i egër shqiptar, trafikant shumë i respektuar në qytet do të transferohet nga Dubai për llogari të drejtësisë italiane’, citojnë mediat fqinje.

Petoku u arrestua në Dubai ku fshihej prej dhjetorit të vitit 2023 pasi ishte arratisur nga qendra rehabilituese në Nola të Napolit, ku ishte transferuar me një certifikatë mjekësore.

Ai u arrestua nga policia e Dubait në bashkëpunim me Guardia di Finanza.

Petoku njihiej si një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të kreut të një prej organizatave më të mëdha të drogës në Itali, Fabrizio Piscitelli i njohur ndryshe si “Diaboliku”, i cili u ekzekutua me plumb në kokë në 7 gusht të vitit 2019.

Pas vrasjes së Piscitelli, 35-vjeçari zgjeroi biznesin dhe pushtetin së bashku me kushëririn e tij Arben Zogun. 

Kush ishte Dorian Petoku?

I rritur në Lezhë të Shqipërisë, Petoku hyri në botën e trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përpara se të mbërrinte në Romë, në Ponte Milvio.

Petoku në Korrik të 2022 u dënua nga drejtësia italiane me plot 12 vite burg me gjykim të shkurtuar. Në dhjetor të 2023 ai arriti të arratisej nga një provincë të Napoli, edhe pse ishte nën mbikëqyrjen e pajisjeve elektronike.

36 vjeçari ishte transferuar në qendrën e rintegrimit në Nola, pavarësisht se Prokuroria e kryeqytetit italian kishte një mendim të kundërt për transferimin.

Mjekët atë kohë vlerësuan se shqiptari Dorian Petoku ishte i varur nga droga dhe duhej të mbahej në një qendër të vuajtjes së dënimit me kushte më të mira se qelitë e zakonshme.

Ai ishte akuzuar dhe shpallur fajtor për akuza që lidheshin me trafikun e kokainës, armëve dhe marijuhanës. 

Organizata e trafikantëve të drogës u shkatërruar në një operacionin të kryer në Nëntor të vitit 2019 nga efektivët e komandës provinciale të Guardia di Finanza di Roma dhe të GICO-s, koordinuar nga magjistrati Michele Prestipino.

Shqiptari u arrestua në ë 30 Janar të vitit 2019 në Tiranë për llogari të drejtësisë italiane dhe u më vonë u ekstradua në vendin fqinj. Më 2022-n do të dënohej, ndërsa në 2023 ai do të arratisej.

Por tashmë arratija e shqiptarit ka marrë fund dhe pritet që nga Dubai ai të ekstradohet drejt Italisë.

Arrestimi, transferimi në qendrën e rikuperimit dhe arratisja

Petoku është arrestuar në Shqipëri dhe qëndroi dy vite në burg, koha e nevojshme për të marrë një certifikatë mjekësore që vërteton varësinë e tij nga droga.

Pas është ekstraduar në Itali, është kontrolluar dhe në flokët e tij janë gjetur gjurmë droge.

Ndërkohë që askush nuk duket se e ka bërë pyetjen se si e ka marrë atë, duke qenë se ishte në burg.

Pavarësisht kundërshtimit të Prokurorisë, ai u transferua në qendrën e rikuperimit të Morlupos, nga ku u transferua në atë të Nolës.

Megjithatë, Petoku arriti të arratisej, duke përfituar siguria e pakët dhe miqësitë e vjetra të reja, shkruajnë mediat italiane.

 

dorian petoku

Lini një Përgjigje