
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan – Tepelenë pranë vendit të quajtur Kafaraj.
Sipas burimeve paraprake drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia ndërkohë që grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit vdekjeprurës. Sakaq raportohet se në vendngjarje ka shkuar dhe një mjet zjarrfikës.
“Fier/ Informacion paraprak/ Rreth orës 20:30, në fshatin Kafaraj, shtetasi Aurel Yzeiraj, 34 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, shtetasi A. Y., ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje