
Një 62-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Gjermani. Ndaj tij ishte caktuar masa arrest në burg për ngacmim seksual dhe kanosje.
Ai ka kërcënuar një person me videon e saj intime dhe i ka kërkuar 5 mijë euro.
“F. I., 62 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual”.
Ai ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.
Kapja e këtij shtetasi ishte rezultat i informacionit të siguruar nga Policia shqiptare dhe i shkëmbimit të tij me homologët gjermanë.
Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri”, njofton policia.
Lini një Përgjigje