
Një 35-vjeçar me inicialet T.L ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar teksa po punonte në një fasoneri në Thumanë. I riu u godit nga tranxhë në vendin e punës.
Priten informacione të mëtejshme për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.
"Njoftimi i Policisë: Krujë/Informacion paraprak
Më datë 21.06.2023, në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. L., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje