TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Qershor 2023, 12:50

Kishte kthyer magazinën në "shtëpi bari", arrestohet pas një viti arrati 33-vjeçari në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

Kishte kthyer magazinën në "shtëpi bari", arrestohet

Një 33-vjeçar, i shpallur në kërkim një vit më parë ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet si bashkëautor në një rast të kultivimit të kanabisit në Lezhë, të goditur nga uniformat blu rreth një vit më parë.

Në kuadër të operacioni policor antikanabis i koduar “Next”, i zhvilluar rreth një vit më parë, është arrestuar pas një vit arratie Erjon Mirukaj, 33 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, i cili është përfshirë edhe më parë në fushën e narkotikëve.

Arrestimi i tij erdhi si rezultat i punës kërkimore të Policisë Lezhë.

Sipas njoftimit të policisë 33-vjeçari, në bashkëpunim me Erbardh Gjeloshi, i cili u arrestua në flagrancë nga policia një vit më parë kultivuan kanabis, në një magazinë, me anë të llambave, dhe në një territor të hapur, buzë lumit Drin.

Për pasojë Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë i ka caktuar 33-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

shtepi bari arrestim lezhe

Lini një Përgjigje