TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Gusht 2023, 10:45

Transport armësh nga Kosova drejt vendit tonë, kapet "i forti" i Shkodrës në Morinë

Shkruar nga Pamfleti

Transport armësh nga Kosova drejt vendit tonë, kapet "i

Një 26-vjeçar u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi po tentonte të kalonte nga Kosova drejt Shqipërisë armë zjarri.

26-vjeçari është identidikuar si Ilirjan Skacaj,  banues në Shkodër.

26-vjeçarit i janë gjetur me vete dhe në çantë, 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do të trafikoheshin në vendin tonë.

Ndërkohë,polia njofton se gjatë kontrollit në banesën e të riut, janë gjetur një tjetër armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 400 fara të dyshuara të kësaj bime dhe 2 targa automjeti.

Ai do të hetohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

ilirjan skacaj arresim

Lini një Përgjigje