TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Gusht 2023, 10:14

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën një 50-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën një

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku si pasojë ka humbur jetën një 50-vjeçar. Policia ka vënë në pranga 19-vjeçarin E.Z. i cili përplasi për vdekje 50-vjeçarin I.D. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17.

"Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Rreth mesnatës, në lagjen nr. 17, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari, ka përplasur shtetasin I. D., rreth 50 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme."-njofton policia.

Lini një Përgjigje