
Një çift shqiptar është arrestuar në Rovato, në provincën e Brescias, Itali, pasi akuzohen për trafik droge.
Çifti përkatësisht 47 dhe 53 vjeç u arrestuan pas denoncimeve për trafik kokaine.
Pas hetimeve, polica vendosi të kontrollojë në shtëpinë e tyre, ku jetojnë së bashku me të dashurën 19-vjeçare të djalit të tyre, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi të konsiderueshme kokaine.
Gjithashtu u gjet dhe u sekuestrua një armë e kalibrit 22 të mbajtur në mënyrë të paligjshme.
Lini një Përgjigje