![]()
30-vjeçari mbeti i plagosur në gjoks pasi u godit me thikë, ndërsa 42-vjeçari u dhunua barbarisht nga shqiptari tjetër.
Një 45-vjeçar dhe një 42-vjeçar shqiptarë u arrestuan në burgun Nigrita Serres në Greqi pas një sherri në paraburgim.
Dy shqiptarët u konfliktuan fizikisht me dy persona të tjerë; një 30-vjeçar dhe një 42-vjeçar rom.
Si pasojë, 30-vjeçari mbeti i plagosur në gjoks pasi u godit me thikë, ndërsa 42-vjeçari u dhunua barbarisht nga shqiptari tjetër. Ky i fundit u godit me grushte dhe shkelma nga shqiptari 42 vjeçar, i cili gjithashtu ka tentuar ta plagosë në pjesë të ndryshme të trupit me një send të mprehtë (brisk).
Të plagosurve iu është dhënë ndihma e parë nga një mjek i paraburgimit, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i dy shqiptarëve.
45-vjeçari shqiptar vuan dënimin me 10 vite e 2 muaj burg i akuzuar për drogë, ndërsa 42-vjeçari shqiptar vuan dënimin me 16 vjet për vrasje në tentativë.
30-vjeçari rom është dënuar me 20 vite e 7 muaj për vjedhje, ndërsa 42-vjeçari rom vuan dy dënime me burg prej 9 vite e 5 muaj dhe 7 vite e 15 ditë për vjedhje të rëndë e vjedhje të thjeshtë.
Lini një Përgjigje