TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Gusht 2024, 13:59

43-vjeçari shqiptar u vra nga italiani për vendin e parkimit, zbardhet dëshmia e fqinjëve: Kishin konflikte prej kohësh

Shkruar nga Pamfleti

43-vjeçari shqiptar u vra nga italiani për vendin e parkimit,

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Belgjikë, ku një 43-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë kushëriri i tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur të dielën e 25 gushtit në Machelen dhe shkak ka qenë një mosmarrëveshje për një vend parkimi. Viktima është identifikuar si Shpëtim.A.

“Pas një mosmarrëveshjeje të gjatë për një vend parkimi, një burrë 61-vjeçar qëlloi mbi fqinjin e tij 43-vjeçar dhe fqinjin e tij 19-vjeçar të dielën, 43-vjeçari vdiq dhe kushëriri ka pësuar lëndime dhe ndodhet në rrezik për jetën. Pas të shtënave autori është arratisur, por u kap më pas nga policia”, shkruajnë mediat.

Ndërkohë, një dëshmitar ka deklaruar se ka parë gruan e viktimës, e cila qante me të madhe duke bërtitur “a po merr frymë”.

Sipas fqinjëve, prej disa kohësh gjërat nuk shkonin mirë mes autorit i cili ishte italian dhe shqiptarit.

Gjithashtu, u tha se në momentin e ngjarjes, në shtëpinë e viktimës kishte një festë ditëlindjeje. Mbrëmjen e së dielës, dyshohet se vendi i parkimit ishte bllokuar nga viktima, duke çuar në të shtënat fatale.

 

Lini një Përgjigje