TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Gusht 2024, 11:55

Tentoi të largonte nga vendngjarja me motor Amarildo Hoxhallarin, burg për shokun e viktimës

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të largonte nga vendngjarja me motor Amarildo Hoxhallarin, burg

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ardi Marishtën, shokun e Amarildo Hoxhallarit, i cili u vra pak ditë më parë nga Darmen Keli.

Kujtojmë se pas plagosjes, viktima tentoi të largohej nga vendngjarja me motorin e drejtuar nga Ardi Marishta, i cili më vonë rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Pas ngjarjes, Ardi Marishta dhe viktima Amarildo Hoxhallari u larguan me motor 500 m, ndërsa më pas Hoxhallari ka rënë nga motori.

Amarildo Hoxhallari 34 vjeç humbi jetën në spitalin e Traumës pas 4 plagëve me thikë, dy në gjoks dhe dy në këmbë që mori nga 25-vjeçari Darment Keli.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Astirit në Tiranë pasditen e të shtunës (24 gusht). Shkak për vrasjen dyshohet se është bërë viktima i cili i kishte ngacmuar partneren të riut. Sipas dëshmitarëve, mësohet se viktima po udhëtonte me motor kur ka ngacmuar vajzën që po ecte në këtë rrugë në zonën e Astirit.

 

Lini një Përgjigje