Policia ka marrë në pyetje Altin Halilin, 46 vjeçari i cili pasditen e djeshme i shpëtoi mrekullisht një atentati të organizuar ndaj tij në fshatin Dushnik në Berat.
“Dyshoj hakmarrje për vrasjen që bëra në 1997, s'kam konflikt tjetër” mësohet të ketë thënë ai para grupit hetimor
Altin Halili ka qenë duke lëvizur me mjet pranë një shkolle private, kur 3 persona kanë qëlluar ndaj tij me breshëri plumbash.
“Pashë që më kishte zënë pritë një makinë dhe brenda ishin njerëz të maskuar“, është shprehur ai.
46-vjeçari me precedent të mëparshëm penal ka arritur që t’i shpëtojë atentatit që ishte planifikuar për eliminimin e tij.
Në 1997 Halili vrau Sokol Kaloshin dhe në 2010 pasi doli nga burgu iku në Itali, e prej atëherë, për 14 vite nuk ishte kthyer më në Shqipëri.
Autorët pas krimit dogjën makinën.
Çfarë ndodhi dje?
Altin Halili ka qenë duke lëvizur me mjet pranë një shkolle private, kur 3 persona kanë qëlluar ndaj tij me breshëri plumbash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.10, në rrugën e fshatit Dushnik. Autorët e kanë zënë në pritë 46-vjeçarin dhe kanë hapur zjarr ndaj tij, por pa ia arritur qëllimit për ta vrarë. Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Kozare, aty ku është gjetur edhe mjeti i djegur, brenda të cilit është gjetur edhe një kallashnikov.
Halili nuk është një emër i panjohur për autoritetet e drejtësisë. 46-vjeçari ka qenë i dënuar për vrasjen e Sokol Kaloshit në fshatin Rremas të Lushnjës. Halili ka vuajtur 14 vite burg për vrasjen dhe është liruar në vitin 2010 dhe më pas u largua për disa vite drejt Italisë.
Po hetohet në dy pista, në atë të hakamarrjes për vrasjen e Kaloshit dhe në atë të larjes së hesapeve, për pazaret e prishura të drogës në shtetin italian.
Lini një Përgjigje