
Zbulohen momentet e para se si ka nisur përplasja në clabin “Sin” në Palasë.
Kjo është video e dytë e siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, i cili siç raportoi dhe publikoi videon e parë në mesnatën e djeshme, tregon përplasjen mes dy grupeve që ndodheshin të në koncertin ku po performonte këngëtari Grek, Konstandinos Argiros.
Në video shfaqet personi me veshja të zeza, i cili sipas burimeve të policisë është i dëmtuari i kësaj ngjarje, A.K.
Sipas dëshmive që ka mbledhur policia, A.K nuk ka qenë protagonisti i këtij sherri, por ai ka hyrë për ti ndarë dy grupet që po konfliktoheshin dhe për pasojë ka mbetur vetë i plagosur rëndë duke marrë një goditje të fortë në kokë, nga e cila ka pësuar një të çarë.
Lini një Përgjigje