TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2025, 11:44

Tjetër incident i rëndë në Gjykatën e Apelit, një person kërcënon rojen e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër incident i rëndë në Gjykatën e Apelit, një

Një incident i rëndë është regjistruar sot te Gjykata e Apelit. Një person ka debatuar dhe ka kërcënuar rojën.

Gentian Mali është shoqëruar në policia nga forcat e komisariatit n.1.

Kjo ngjarje vjen disa ditë pas krimit makabër të ndodhur brenda sallës së Gjyaktës së Apelit ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. 

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaj

Sipas Prokurorisë së Tiranës gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar për vdekje nga Elvis Shkambi sapo ka lexuar vendimin për çështjen që po gjykonte mes familjes Kurtaj dhe një përmbaruesi.

Pasi ka shtrirë në tokë gjyqtarin me armën që mbante në brez Elvis Shkambi ka qëlluar edhe në drejtim të Ragip e Ervis Kurtajt të cilët po dilnin me urgjencë nga salla duke i lënë të plagosur.

Menjëherë më pas, autori i dyshuar i ka lënë në dorë pistoletën punonjësit të sigurisë së gjykatës dhe pasi ka dalë në oborr, është kapur në flagrancë nga shërbimet e komisariatit Nr.1, Tiranë.

Akuzën e vrasjes Prokuroria e Tiranës ja ka ngritur edhe Gjon Shkambit. Sipas saj megjithëse në dukje Gjon Shkambi nuk ka kryer ndonjë veprim konkret, ai dyshohet fajtor pasi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij madje ka qëndruar i qetë kur ai vrau gjyqtarin dhe plagosi palën kundërshtare në proces, çka krijon dyshimin e arsyeshëm, që ai ka pasur dijeni për planin dhe veprimet e nipit të tij.

Sipas prokurorisë Gjon Shkambi ka rolin e shtytësit për tentativën e vrasjes së Ragip e Ervis Kurtajt nga i nipi, kjo bazuar në në sërë veprimesh të kryera nga Gjon Shkambi në seancat e mëpërparshme para dhënies së vendimit, por edhe në daljet televizive ose në kontaktet që ka pasur me banorët që pretendonte se i kanë zaptuar pronën.

Telashe me ligjin ka edhe punonjësi i sigurisë në gjykatë Banush Koxhaj i cili me neglizhencën e tij nuk mori në konsideratë dritën e dedektorit kur në të kaloi Elvis Shkambi dhe nuk bëri kontroll fizik të tij.

Nga administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike të ruajtura në sereverin NVR e Gjykatës, rezulton se autori u paraqit në gjykatë në orën 13:42, të së hënës në ambientet e sallës së pritjes për publikun.

Kur Gjon e Elvis Skambi kanë kaluar detektorin ai ka dhënë sinjal por Banush Koxhaj ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij dhe regjistrimin e tyre në librin e protokollit, në të cilin duhen të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e gjykatës.

gjykata e apelit vrasja e gjyqtarit astrit kalaja

Lini një Përgjigje