TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2025, 10:23

Dhunuan punonjësin e pastrimit në Vlorë, zbardhet dëshmia e dy autorëve: Na goditi furgonin me biçikletë

Shkruar nga Pamfleti

Dhunuan punonjësin e pastrimit në Vlorë, zbardhet dëshmia e

Është zbardhur dëshmia e dy personave që dhunuan një 61-vjeçar ditën e djeshme në Vlorë.

Sipas policisë, 61-vjeçari Kozma Kukli punonjës i pastrimit në bashkinë e Vlorës, u dhunua fizikisht nga dy persona për motive të dobëta. Dy të rinjtë janë Ermal Sakaj 37 vjeç dhe Kaludio Nurçaj 30 vjeç me precedent kriminal.

Sipas të rinjve të përfshirë në konflikt, dyshohet se 61-vjeçari ka goditur me biçikletë furgonin e tyre, tek pjesa e derës duke u përplasur tek furgoni.

Ata kanë deklaruar gjithashtu se ai i ka ndjekur me biçikletë. Kjo ka qenë dhe deklarata e dy personave që kanë dhënë në OPGJ të policisë së Vlorës.

 

Lini një Përgjigje