TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2025, 20:15

Dhunohet barbarisht punonjësi i pastrimit në Vlorë: Dy persona zbritën nga furgoni dhe më goditën!

Shkruar nga Pamfleti

Dhunohet barbarisht punonjësi i pastrimit në Vlorë: Dy persona

Ditën e sotme është shënuar një akt dhune në qytetin e Vlorës, ku është rrahur brutalisht një punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit.

Rreth orës 14:00, përballë tregut të Çoles, është dhunuar fizikisht Kozma Kukli 70 vjeç.

70-vjeçari ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Vlorës.

Ai ka dëshmuar se dy persona i janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur pa asnjë paralajmërim.

Banorët aty pranë kanë ndërhyrë menjëherë, duke njoftuar ambulancën dhe policinë, ndërsa i moshuari është dërguar me urgjencë në spital.

Mjekët bëjnë me dije se ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në syrin e djathtë, i cili rrezikon shikimin.

Policia e Vlorës nuk ka reaguar ende mbi ngjarjen.

Lini një Përgjigje