
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sot në zonën e Laprakës në Tiranë, ku një ‘Benz’ ka përplasur një motor dhe një këmbësore, duke lënë të plagosur dy persona.
Mësohet se në momentin e aksidentit në motor po udhëtonin një çift, burrë dhe grua, të cilët kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Përplasja përfshiu gjithashtu edhe një këmbësore, e cila ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Lini një Përgjigje