
Nuk kanë fund ngjarjet kriminale në Tiranë. Pas ngjarjes në Astir ku u vra një 34-vjeçar, ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar në “Yzberisht”. Ngjarja është shënuar në rrugën Besim Alla
Sipas informacioneve është qëlluar me kaçavidë Klajdi Kapidani, 40 vjeç.
Ndërkohë, policia thotë se ka identifikuar autorin e kësaj ngjarje dhe e ka shpallur në kërkim. Burime nga blutë e kryeqytetit thonë se po presin stabilizimin e viktimës së sulmit për ti marrë dëshminë Kapedanit.
Ka nisur kontrolli në zonë dhe vëzhgimi i disa pamjeve filmike, që mund të kenë regjistruar ngjarjen apo lëvizjen e autorit.
"Më datë 24.08.2024, rreth orës 20:00, në rrugën “Besim Alla”, është dëmtuar dyshohet me mjet prerës, shtetasi K. K., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", tha policia.
Lini një Përgjigje