TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2024, 19:55

U plagos me thikë në “Astir”, ndërron jetë në spital 34-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

U plagos me thikë në “Astir”, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë 34-vjeçari që u plagos me thikë pak më parë në zonën e “Astirit”.  Më herët u raportua se një person u qëllua me thikë, i identifikuar si Amarildo Hoxhallari 34 vjeç. Autor i ngjarjes dyshohet 25-vjeçari Darmend Keli.

Sherri mes tyre dyshohet se ka ndodhur pasi 34-vjeçari i ka ngacmuar të dashurën Kelit. Ky i fundit ka tentuar të largohet, por u lokalizua në kohë nga policia.

34-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ku dhe ndërroi jetë.

 

Lini një Përgjigje