
Kanë dalë sot para gjykatës Skënder dhe Bledar Ajdini, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Faik Ajdinit në fshatin Zhapokikë.
Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka vendosur arrest me burg për Skënder Ajdini dhe “detyrim paraqitjeje” për të birin Bledar Ajdini. Ndërkohë nesër do të jepet masa për autorin e vrasjes, Blerti Kanushi.
Ngjarja u regjistruar më 19 gusht 2024 në fshatin Zhapokik të Memaliajt në Gjirokastër.
Kur i moshuari nuk kishte shkuar në banesë familjarët kishin nisur kërkimet duke e gjetur të pajetë 24 orë më pas në një përrua. Nga këqyrja paraprake e kufomës u kuptua se kishim të bënim me vrasje të shkaktuar me mjet prerës.
Sipas policisë Blerti Kanushi në bashkëpunim me shtetasin Skënder Ajdini, më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kryerjes së krimit, Skëndër Ajdini me shtetasen Darovi Ajdini kanë kryer veprime aktive për pengimin e zbulimit të së vërtetës, duke bërë përpjekje për të zhdukur provat e krimit. Shtetasi Bledar Ajdini, në dijeni të plotë për krimin, ka përkrahur autorin e krimit.
Lini një Përgjigje