TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2024, 14:10

“Hiq dorë nga ajo”/ Zbardhet identiteti i 40-vjeçarit që u mor peng dhe u plagos në Kretë

Shkruar nga Pamfleti

“Hiq dorë nga ajo”/ Zbardhet identiteti i 40-vjeçarit

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi dyshohet se autori e ka kërcënuar të plagosurin duke i kërkuar të heqë dorë nga një grua.

Zbardhet identiteti i personit i cili u gjet i plagosur në orët e para të mëngjesit në Kretë. Ai është Durim Muslija 40 vjeç nga Durrësi, person me precedent të shumtë penal në Greqi për drogë. 

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi dyshohet se autori e ka kërcënuar të plagosurin duke i kërkuar të heqë dorë nga një grua.

Sipas burimeve zyrtare të policisë greke, në orën 02:10 është marrë njoftim për një person të plagosur me armë në pyllin e Kerit në Irakleo të Kretës. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar shtetasit Durim Muslija pranë automjetit me targa IZZ-3138 në pronësi të shtetasit grek G. K, i cili kishte një plagë depërtuese nga arma e zjarrit në lartësinë e pulpës së majtë.

Në kuadër të hetimeve paraprake, ka rezultuar se rreth orës 01:20 dhe teksa Muslija është kthyer me mjetin e mësipërm në banesën e tij, në momentin që ka zbritur, një person i panjohur dhe i maskuar e ka dhunuar dhe kërcënuar me pistoletë.

Më pas, autori e ka detyruar të hipë në automjet dhe e ka çuar drejt pyllit të Kerit. Pas një debati të shkurtër, autori e qëllon një herë me armë dhe arratiset me një automjet tjetër, e cila e priste në vendngjarje.

 

Lini një Përgjigje