
Një elektricist 54- vjeçar ka përfunduar te Trauma, pasi teksa po bënte punime në rrjetin elektrik, është rrëzuar nga shtylla.
Sipas policisë 54 vjeçari me inicialet G.K, ka pësuar dëmtime dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Taumës në Tiranë.
“Rreth orës 12:10, në fshatin Trun, Fushë Arrëz shtetasi G. K., 54 vjeç (elektricist), po bënte disa punime në rrjetin elektrik në një shtyllë të tensionit të ulët.
Gjatë punës aksidentalisht shtylla është rrëzuar dhe shtetasi G.K, ka pësuar dëmtime.
54-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Taumës në Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje