TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Dhjetor 2023, 20:01

Tentuan të transportonin 32 kg lëndë narkotike në Maqedoninë e Veriut, në pranga 4 persona; mes tyre një shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të transportonin 32 kg lëndë narkotike në

Policia e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka sekuestruar 32 kg marijuanë e cila po transportohej nga Shqipëria në drejtim të shtetit fqinj.

Droga me vlerë 120 mijë euro u sekuestrua në hyrje të Gostivarit dhe ishte e fshehur brenda 3 çantave në bagazhin e një makine.

Janë ndaluar dy automjete të pasagjerëve “Mercedes” me targa të regjistrimit të Shkupit. I pari, në të cilin kanë qenë K.L, 35 vjeç dhe V.B, 46 vjeç, nga Shkupi, me vendqëndrim në Matkë të Epërme, dhe shtetasi shqiptar G.XH, 42 vjeç.

Në automjetin e dytë, të cilin e ka drejtuar M.A, 44 vjeç, ka qenë droga e transportuar”, njofton policia.

Policia bën të ditur se i ka bërë shenjë të ndalojë, por makina nuk është ndalur dhe ka tentuar që të arratiset, por shumë shpejt është ndaluar dhe na bagazh janë gjetur tri çanta me rreth 32 kilogramë marijuanë.

Sipas autoriteteve maqedonase grupi kriminal ka qenë i organizuar nga shtatori i vitit 2023 nga shtetasi shqiptar, i cili ka qenë i kërkuar me urdhërarrest në Republikën e Shqipërisë dhe në shtete tjera të Bashkimit Evropian, po ashtu për tregti të palejuar me drogë.

Në periudhën nga shtatori deri më tani ai ka organizuar transport të drogës nga Shqipëria në shtetin e Maqedonisë së Veriut, me qëllim shitjen e saj në Shkup.

Policia ka arrestuar 5 personat dhe ka kryer  gjatë ditës edhe bastisje në pesë lokacione në Shkup, gjatë të cilave janë gjetur marijuanë dhe dëshmi tjera materiale për përfshirje në kryerjen e veprave penale.

maqedoni e veriut shqiptar lëndë narkotike

Lini një Përgjigje