TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Dhjetor 2023, 17:49

Aksidenti në Shkodër, shoferja nxirret pas tre orësh nga makina

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti në Shkodër, shoferja nxirret pas tre orësh nga makina

Pas tre orësh, është nxjerrë nga automjeti, 27-vjeçarja që u përplas me shtyllën elektrike në fshatin Zues në Shkodër.

Mësohet se ajo është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë E. G., 27 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës. Nga përplasja, janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, shtetaset A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa mjeti është bërë copash, ndërsa shtylla elektrike është rrëzuar në tokë.



aksident shkodër

Lini një Përgjigje