
Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin Berat-Dimal.
Ngjarja ka ndodhur në Dimal dhe mjeti, tip Volswagen, mësohet se sapo kishte dalë nga servisi, kur është përfshirë nga flakët.
Babë e bir, që ishin duke u kthyer në shtëpi, nuk kanë pësuar lëndime pasi ata kanë dalë menjëherë nga mjeti, pasi kanë parë që brenda po mbushej me tym.
Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe zjarrfikësja, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Lini një Përgjigje