TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2025, 12:42

Tentuan të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga dhe 500 euro të padeklaruara, kapet dy të rinjtë nga Kosova

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga dhe 500 euro

Dy shtetas nga Kosova u proceduan në gjendje të lirë, pasi tentuan të fusnin në Shqipëri shuma të mëdha parash të padeklaruara në pikën kufitare të portit të Durrësit.

Policia sekuestroi mbi 22 800 franga zvicerane dhe 555 euro. Në pranga kanë rënë 2 shtetasit me iniciale: E.H., 41 vjeç dhe F.M., 37 vjeç.

"Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë, E. H., 41 vjeç dhe F. M., 37 vjeç.

Nga kontrolli i shërbimeve të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, i kryer në bazë të analizës së riskut, dy shtetasve iu gjetën të fshehura në trup, në total 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar. Shuma e parave u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje