TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2025, 11:17

Në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal për trafik kokaine, arrestohet Olsi Kapllanaj në Ballsh

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal për
Foto Ilustruese

Policia ka arrestuar një 20-vjeçar në Ballsh, që fshihej në Shqipëri pasi kishte masë arresti në shtetin italian.

Sipas policisë në aksin rrugor Fier-Vlorë u arrestua 20-vjeçari Olsi Kapllanaj nga Ballshi, i dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge si pjesë e një organizate kriminale.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata në L’Aquila, e cila ka vendosur masën e ‘arrestit me burg’ për të. Aktualisht po vijon bashkëpunimi për ekstradimin e tij drejt Italisë.

"Policia e Shtetit/Operacione policore të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve që i fshihen në Shqipëri, akuzave të drejtësisë italiane. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 51”.

Operacioni, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e pjesëtarit të një organizate kriminale në Itali.

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me strukturat e Policisë italiane, të koordinuar nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kapën në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, O. K., 20 vjeç, banues në Ballsh.

Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 20-vjeçarit, në Itali", njofton policia.

Lini një Përgjigje