TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shkurt 2026, 15:39

Tentoi t'i fuste drogë të dënuarit në Burgun e Fierit, arrestohet i dyshuari; kontrolle në të gjitha qelitë

Shkruar nga Pamfleti
Tentoi t'i fuste drogë të dënuarit në Burgun e Fierit,
Foto ilustruese

Një sasi e dyshuar lënde narkotike është sekuestruar nga efektivët e IEVP Fier, ndërsa një shtetas është ndaluar në flagrancë gjatë përpjekjes për ta futur brenda ambienteve të burgut.

Sipas njoftimit zyrtar, droga u zbulua gjatë kontrollit fizik në dhomën e posaçme të verifikimit, ku shtetasit S. P. iu gjet e fshehur poshtë pjesëve intime. Nga verifikimet rezultoi se ai ishte paraqitur për takim me të dënuarin A. M., i akomoduar në sektorin 5, godina C.

Në vijim, S. P. u shoqërua dhe u arrestua, ndërsa u njoftua Prokuroria dhe SHKBB për procedurat e mëtejshme ligjore.

Paralelisht, autoritetet po kryejnë një kontroll të plotë në dhomën ku ndodhej i dënuari, për sende të ndaluara dhe verifikime sigurie.

“Nga verifikimet rezultoi se S. P. ishte paraqitur në institucion për të zhvilluar një takim me të dënuarin A. M., i cili ndodhet në regjimin e sigurisë së zakonshme dhe është i akomoduar në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C. Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

droge burg

Lini një Përgjigje