TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shkurt 2026, 09:23

Pagoi për vrasjen e kushëririt, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla 

Shkruar nga Pamfleti
Pagoi për vrasjen e kushëririt, dënohet me 25 vite burg Laert
Në të majtë porositësi Laert Hasalla, në të djathtë vrasesi Mariglen Matjani

Nga hetimet rezultoi se Laert Hasalla kishte paguar 31-vjeçarin Mariglen Matjani (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e Marius Hasallës, ngjarje e ndodhur në 2023.

Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg Laert Hasallën, i cili akuzohet se porositi vrasjen e Marius Hasallës në Lushnje, e cila mbeti në tentativë. 

Hasalla ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Nga hetimet rezultoi se Laert Hasalla kishte paguar 31-vjeçarin Mariglen Matjani (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e Marius Hasallës, ngjarje e ndodhur në 2023. Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur një grua, e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shënjestrën.

34-vjeçari Laert Hasalla banues në fshatin Garunjas në Lushnjë akuzohet për “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë.

Si nisi konflikti në fisit Hasalla?

Gjithçka ka nisur për një konflikt toke prej 2 hektarësh që është kthyer mollë sherri mes dy familjeve Hasalla.

Përplasjet mes tyre kulmuan në vitin 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tyre, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin, Romeo Hasalla dhe të plagosur Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasallën.

Për ngjarjen u arrestua edhe Afrim Hasalla por më pas u la i lirë, pasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici duke pranuar krimin. Ai është dënuar me 35 vite burg.

"Ekzekutohet vendimi i Gjykatës Fier, dënohet me 25 vite burg shtetasi Laert Hasalla.

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:

L. H., 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.

Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi L. H. kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H.

Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin M. H", thuhet në njoftim.

laert hasalla marius hasalla mariglen matjani

Lini një Përgjigje