27-vjeçari shqiptar Xhulian Përdoda, është arrestuar në Maltë pasi ka qenë në arrati. Ai është dënuar me 18 vite burg në mungesë, për vrasjen e përgjakshme të kryer në Bruksel në vitin 2016. Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht të 2016-ës.
Mësohet se Përdoda ka vrarë me thikë 35-vjeçarin Abdelaziz Bouhali, pas një sherri në lokalin Café & Taverne 54, në lagjen Alhambra.
Mediat belege shkruajnë se viktima mori mbi 20 goditje me thikë. Xhulian Përdoda u identifikua disa ditë pas ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, por kishte arritur t’i shmangej drejtësisë deri në arrestimin e tij të fundit në Maltë.
Robert Frroku, 24 vjeçari shqiptar që u ekstradua drejt Belgjikës në vitin 2020 është dënuar me 10 vite burg. Frroku akuzohet për vrasjen e 35-vjeçarit Abdelaziz Bouhali, ndërsa Xhulian Përdoda ishte bashkëpunëtor.
Frroku dhe Xhuljan Përdoda u shpallën të dy fajtorë për ngjarjen në fjalë.
Robert Frroku u kthye në Shqipëri më 20 mars, kur kufijtë nuk ishin mbyllur ende, ndërsa gjyqi ndaj tij ishte ndërprerë më 16 mars.
I riu me mbiemër Frroku nuk kishte mundësi të paguante qiranë dhe u kthye në Shqipëri, por pak muaj më pas u ekstradua sërish drejt shtetit ku e priste dënimi.
Si ndodhi ngjarja?
Frroku dhe Xhuljan Përdoda, asokohe 22 vjeç, akuzohen për vrasjen me thikë të 35-vjeçarit Abdelaziz Bouhali, gjatë një përleshje në një bar në Bruksel më 11 gusht të 2016-ës. Shkak për vrasjen është bërë lufta për kontrollin e tregut të kokainës.
Pas vëzhgimit të kamerave dhe mbledhjes së dëshmive, hetuesit identifikuan si autor të vrasjes Frrokun. Ky i fundit u arrestua pas lëshimit të një urdhri arrest ndërkombëtar kundër tij më 19 gusht 2016 nga policia serbe. Më pas ai u ekstradua në Belgjikë.
Gjykata lëshoi urdhër arrest edhe për Përdodën si bashkëfajtor në vrasje. Sipas pamjeve të kamerave, viktima spërkati me spraj me piper Frrokun dhe më pas tentoi ta qëllonte me thikë. Shqiptari u kundërpërgjigj duke marrë një thikë nga lokali dhe duke e goditur Bouhali 20 herë, ndërsa Përdoda e qëlloi 7-8 herë.
Lini një Përgjigje