TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shkurt 2026, 14:59

Tentoi t'i heqë përgjuesin në banesë Erjon Llapushit, e pëson detektivja private dhe i afërmi i tij

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi t'i heqë përgjuesin në banesë Erjon Llapushit, e

Policia ka nisur hetim ndaj një detektiveje private, e cila dyshohet se ka tentuar të gjejë dhe të heqë një pajisje përgjimi në banesën e familjarëve të Erjon Llapushit në Pogradec.

Llapushi është dënuar në mungesë me 17 vite burg për vrasjen e kamerierit Gazment Kurmaku.

Në hetim është përfshirë edhe një i afërm i Llapushit, i cili kontaktoi detektiven me dyshimin se policia kishte vendosur përgjues në banesë.

Pas kontaktit, detektivja shkoi në banesë dhe kreu kontrolle me pajisje detektuese për të gjetur përgjuesin.

Policia e heton atë për veprën penale “Kryerje e veprimeve që zbulojnë zbardhjen e të vërtetës”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës.

Sipas raportimeve, detektivja nuk arriti të gjejë pajisjen që dyshohet se ishte vendosur në banesë. Erjon Llapushi rezulton person me precedentë penalë dhe në kërkim për vrasjen e Gazment Kurmakut më 2 tetor 2021. Një vit më parë, forcat RENEA kontrolluan banesën e tij në Pogradec, por nuk e gjetën.

erjon llapushi pergjues banese dedektivja private

Lini një Përgjigje