TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2025, 10:13

Tentoi të hynte në Shqipëri me 160 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 41-vjeçari në Kakavijë 

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të hynte në Shqipëri me 160 mijë euro të

Një 41-vjeçar është arrestuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, pasi tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri, duke mbajtur me vete 160 mijë euro të padeklaruara.

I arrestuari, Arbër Shehu rezident në Greqi, rezultoi gjithashtu i shpallur në kërkim për një çështje vjedhjeje.

"Kontrolle intensive nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Frontex, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe për kapjen e shtetasve në kërkim

Tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri, me një shumë të konsiderueshme parash, pa i deklaruar në pkk, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim për vjedhje, kapet dhe ndalohet 41-vjeçari.

Sekuestrohen 160 000 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë në bashkëpunim me shërbimet e Frontex-it, si rezultat i kontrolleve të shtuara për goditjen e paligjshmërive në kufi, ndalimin e shtetasve që sinjalizohen të shpallur në kërkim apo të atyre që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kalimi, në mënyrë të parregullt, kanë kapur në afërsi të një karburanti, në pkk, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në Shqipëri, shtetasin A. Sh., 41 vjeç, rezident në Greqi.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 41-vjeçarit shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shpinës, disa zarfe brenda të cilave kishte 160 000 euro që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në pkk.

Gjithashtu, si rezultat i verfikimeve të kryera ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”. Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga ana e DVP Tiranë, u bë ndalimi i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje