
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në Burrel, në zonën e njohur si “Ish-Agjencia”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën me forcë. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, dy shoferët dhe katër pasagjerë.
Sipas informacioneve të para, të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të qytetit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia dhe pakujdesia në drejtim. Më shumë detaje priten në orët në vijim.
“Rreth orës 19.10, në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, në Burrel, shtetasi A.L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin L.K., 36 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje