TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2025, 16:30

Aksident i rëndë në Ulëz, betonierja përfundon në humnerë; shoferi dërgohet me urgjencë drejt “Traumës”

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Ulëz, betonierja përfundon në

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në afërsi të qytezës së Ulzës, ku një automjet tip betoniere ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë saj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën hyrëse të Ulzës pak mbi nënstacionin e hidrocentralit. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti ndërsa drejtuesi i betonieres është dërguar për mjekim në spitalin e traumës në Tiranë ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti për pak mund të ishte fatal për drejtuesin e automjetit, për shkak të terrenit në të cilin ka ndodhur. Për fat të mirë, automjeti është ndaluar në përrua dhe nuk ka shkuar më poshtë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit po punonte për firmën që po zbaton një projekt për rivitalizimin e vijës liqenore në Ulëz.

Lini një Përgjigje