
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në Pezë Helmës të Tiranës.
Mësohet se për të shtënat me armë policia është njoftuar përmes një telefonate që ka mbërritur në sallë.
Banorët kanë pretenduar për të shtëna, por burime pranë policisë thonë se po kontrollojnë zonën për të verifikuar çfarë ka ndodhur. Qytetarët e fshatit Pezë kanë deklaruar se pasi kanë qëlluar autorët janë larguar me makinë tip Ford Fiesta.
Gjatë kontrolleve është gjetur një kallashnikov dhe disa thasë me kanabis. Nuk dihet nëse kjo është arma me të cilën kanë qëlluar autorët.
Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet se ka persona të lënduar.
Lini një Përgjigje